Search
  • Elona Shatri

Machine Learning me Python

In order to get more Albanian speakers interested in Machine learning some of the articles in my blog will be in this language.


Gjuhë të ndryshme programuese mund të përdoren për të performuar eksperimente në lëmine e Data Science, mirëpo Python ka arritur të bëhet gjuha më e përshtatshme programuese për shume aplikacione ne Data Science.


Pse Python?


Kjo gjuhë programuese kombinon fuqinë e nje gjuhë programuese gjenerale dhe ka lehtësinë e përdorimit të gjuhëve skriptuese si MATLAB dhe R. Python ka librari të shumta për ngarkim të të dhënave (data loading), vizuelizime, statistika, procesim i gjuhës natyrale (Natural Language Processing ose NLP), procesim të imazheve e shumë librari të tjera. Njëra nga avantazhet e python është se lejon bashkëveprim direkt me kodin, qoftë duke perdorur terminalin apo mjete të tjera si Jupyter Notebook.


Tani do të jap një lloj tutroiali, se si duhet instaluar disa paketa e librari për të filluar punën në machine learning. Gjithçka është shumë e lehtë, prandaj ju lutem ndiqni tuatorian hap pas hapi, duke lexuar poashtu për çka nevojiten këto paketa.


scikit-learn


scikit-learn është një project open source, në kuptimin që përdorimi dhe shpërndarja janë pa pagesë, poashtu gjithësecili mund të shikoj kodin burimor (source code). Ky ështe një project i madh dhe një komunitet i tërë programerësh që janë shumë aktiv në përditësimin e tij. Këtë projekt e bën të veçantë fakti se ka një numër të madh të algoritmeve të machine learning që janë state-of-the-art (teknika me nivel të lartë zhvillimi). Për të lexuar më shumë për të referohuni në linkun e mëposhtëm.



Instalimi i scikit-learn


Scikit-learnt i duhen edhe dy paketa tjera të Python për të funksionuar: NumPy and SciPy. Nëse do të përdorni grafe për të vizuelizuar të dhëna atëherë edhe matplotlib duhet instaluar. Por, unë rekomandoj që në vend se të instaloni çdo paketë veçantë ju mund të instaloni një “paketë” që përmban shumicën e paketave të nevojshme për python

Më e njohura është Anaconda. Kjo “paketë” përmban: NumPy, Scipy, matplotlib, pandas, Ipython, Jupyter Notebook, tensorflow, conda, scikit-learn e të tjera.



Librarite e bashkangjitura ne Anaconda

Varësisht nga lloji i kompjuterit tuaj ju mund të zgjidhni verzionin e kompjuterit, dhe verzionin e Python, rekomandohet verzioni Python 3.x (duhet të keni të instaluar Python3 në kompjuterin tuaj, verzioni Python2 nuk rekomandohet më).



Instalimi është shumë i lehtë, pasi t’a keni shkarkuar paketën, klikoni mbi të dhe dritarja e instalimit do të hapet dhe vazhdoni në të gjithë hapat me continue, si në vijim:



Tani keni të gjitha paketat bazike për të filluar punën në machine learning.

Le të fillojmë punën në Jupyter Notebook, ne command line jepni komandën: jupyter notebook.


Varësisht se cili është shfletuesi juaj i parazgjedhur (default browser), një tab i ri do të hapet, aty do të shihni të njejtat informacione (files, foldere) si në desktopin tuaj. Në rastin tim nuk ka asnje file në folderin në fjale.


Për të krijuar një file të ri në python klikoni tek New dhe Python 3


Kjo është pamja nga zgjedhja jonë bashkë me një veprim të lehtë matematik si mbledhja:

Tani gjithcka eshte gati dhe mund te filloni te kodoni ne kete notebook. Nese ju mungojne disa paketa atehere instalimi i tyre eshte tejet i thjeshte. Ne terminal/cmd shkruani: pip install emri_i_paketes.


20 views

© 2019 by Elona Shatri

  • https://github.com/penestia
  • Black Twitter Icon
  • Black LinkedIn Icon
This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now